Hong Kong bën ofertën e pazakontë – 37 miliardë dollarë për blerjen e bursës së Londrës
Operatori i bursës së Hong Kong-ut bëri një propozim të pazakontë për të blerë Bursën e Londrës LSE + 3.88% Group PLC në një marrëveshje me vlerë afro 37 miliardë dollarë.
Hong Kong Exchanges dhe Clearing Ltd thanë se një kombinim i dy prej operatorëve më të mëdhenj të këmbimit në botë do të krijonin një udhëheqës global në flukset e kapitalit dhe të dhënave financiare duke lidhur tregjet e zhvilluara dhe ato në zhvillim në lindje dhe perëndim.
Oferta ka për qëllim thyerjen e një shkrirje midis LSE dhe ofruesit të informacionit financiar Refinitiv Holdings Ltd. Muajin e kaluar, LSE tha se planifikonte të blinte Refinitiv për 14.5 miliardë dollarë në aksion nga një konsorcium i udhëhequr nga firma me kapital privat Blackstone Group Inc. BX -2.63% Përfshirë borxhin, bashkimi do të vlente rreth 27 miliardë dollarë.
Bursa e Londrës tha që do të merrte parasysh propozimin e HKEX dhe se mbetet e përkushtuar për propozimin për të marrë Refinitiv.
Një marrëveshje HKEX do të ishte e kushtëzuar që LSE të heqë ofertën e saj për Refinitiv, sipas burimeve të njohura me çështjen. (WSJ)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.