Hong Kongu në recesion – I pari në 10 vite. Protestat bllokojnë bizneset dhe konsumin
Ekonomia e Hong Kongut hyri në recesion për të parën herë në një dekadë gjatë tremujorit të tretë, prej protestave kundër Qeverisë dhe luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Pesë muaj protesta kanë goditur qytetin e qeverisur nga Kina, duke penguar shitjet me pakicë e turizmin, ndërkohë që kryengritjet nuk duket se do zbuten së shpejti. Ekonomia e Hong Kongut u tkurr me 3.2% në tremujorin e tretë, duke treguar tremujorin e dytë radhazi të tkurrjes, që është kushti për një vend që të hyjë në recesion teknik.
Me bazë vjetore, Produkti i Brendshëm Bruto u tkurr me 2.9%, që është edhe niveli më i ulët për qendrën aziatike të biznesit që prej krizës financiare të vitit 2008. Tkurrja për tremujorin e dytë u rishikua në -0.5%, nga 0.4%.
Sipas Qeverisë, kërkesa e brendshme është përkeqësuar ndjeshëm. “Ndërkohë që përkeqësimi i kushteve ekonomike ka goditur ndjesinë e konsumatorit dhe protestat kanë shkaktuar ndërprerje tek shitjet me pakicë dhe sektorë të tjerë, shpenzimet private për konsum kanë rënë për të parën herë në 10 vite”, deklaroi Qeveria.
Ndërkohë që protestat nuk duken se do zbuten, konsumi privat dhe investimet do vazhdojnë të përkeqësohen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.