Hotele karantinë për ata që duan të futen në Shqipëri/Zonat ku do të jenë dhe si pritet të funksionojnë
Të gjithë ata që e kanë të domosdoshme që të kthehen në Shqipëri pasi kanë mbetur të bllokuar nga mbyllja e kufijve si rrjedhojë e masave parandaluese për përhapjen e pandemisë, do të duhet të kalojnë 14 ditë karantinë. Por jo çdokush do të lejohet që të futet në Shqipëri.
Vendimi që pritet të miratojë qeveria do të parashikojë lejimin e vetëm atyre personave që kanë emergjenca duke përjashtuar në mënyrë të prerë ata që kanë leje qendrimi. Por rikthimi edhe në këtë rast do të shoqërohet me një faturë financiare pasi ata nuk do të duhet që të kalojnë një periudhë izolimi 14 ditor në hotele, një praktikë që po e ndjekin disa vende.
Shpenzimi për qendrimin në hotel do të bëhet nga vetë individët ndërsa struktura hoteliere e përcaktuar si vend karantine për udhëtarët do të monitorohet nga struktura policore. Pritshmëritë janë që hotelet që do të përzgjidhen për kryerjen e periudhës së karantinës të jenë pranë pikave kufitare të vendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.