Hoteli me 31 dhoma deklaron vetëm 46 mijë lekë për qershorin, kur e bllokojnë xhiroja ditore del 127 mijë lekë! Ministrja Denaj publikon rastin
Ministrja e Financave Anila Denaj ka publikuar dy raste të evazionit fiskal,në kuadër edhe të Planit Operacional anti-informalitet që ka nisur tashmë. Denaj ka publikuar rastin e një hoteli me 31 dhoma që ka deklaruar si xhiro për muajin qershor vetëm 46 mijë lekë në një kohë që ditën që është bërë bllokimi, xhiroja ishte 127 mijë lekë.
“A është e mundur që një hotel me sipërfaqe 1000 m2, 8 punonjës të deklaruar dhe 31 dhoma, ka deklaruar si xhiro për muajin Qershor 46.160 Lekë.
Ndërkohë vetëm në ditën që është bërë bllokimi xhiro ka qenë 127.000 Lekë.
Një biznes tjetër me sipërfaqe 1000 m2, 4 dhoma dhe 9 punonjës të deklaruar, përveç se deklaron një xhiro fiktive konstatohet për të dytën herë që nuk lëshon kupon tatimor! #STOPINFORMALITETIT” shkruan ministrja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.