Huaja për menaxhimin e pandemisë Covid-19 / Miratohet projektligji ku do të sigurohen 60 milion euro nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes në kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19″, në diskutimet parlamentare të opozitës, gjeti kundërshtime kryesisht të lidhura me procesin, sipas tyre jotransparent e jostrategjik, të menaxhimit të të gjithë situatës pandemike.
Megjithatë, ky projektligj, përmes të cilit sigurohet ratifikimi i marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë COVID-19, në shumën prej 60 milionë eurosh, u miratua me 74 vota pro, 8 kundër dhe 7 abstenim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.