Huff Post sugjeron Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar “për të tashmen” – Ejani me biçikleta

Huffington Post rekomandon Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar këtë vit “për të parë një shtet të ri të shkundet nga një e shkuar torturuese”.
Përmes një artikulli të titulluar “Ejani në Shqipëri tani për të parë lindjen e një shteti të ri – Mënyra më e mirë për ta përjetuar Shqipërinë është në një tur me biçikletë”, blogerja Karen Rubin tregon përjetimet e saj në vendin tonë.
“Nuk do të vije domosdoshmërisht në Shqipëri për të parë monumentet dhe arkitekturën përrallore, për muzetë që mbajnë thesare të qytetërimit apo për artifakte që gjurmojnë trashëgiminë tuaj (ndonëse një nga surprizat janë qendrat e rëndësishme historike dhe kulturore që përfshijnë një qytet greko-romak të rikthyer nga rritja e pyllit.
Nuk do të vije për plazhet e mrekullueshme, ndonëse Shqipëria ka qindra milje vijë bregdetare përgjatë detit Jon dhe Adriatik, dhe “Riviera Shqiptare” të kujton pa mburrje Rivierën Franceze.
Nuk do të vije nevojshmërisht për peizazhet mbresëlënëse dhe dramatike, ndonëse disa skena në fshatrat piktoreskë të kujtojnë amishët, malet që shtrihen lart në retë e bardha, për shkëmbinjtë e thepisur që zhyten në det, për perëndimet që të lënë pa frymë, për fshatrat e gdhendur në kodra për të parë anijet pushtuese, që i japin nga një ngjyrim tjetër secilës ditë tonën këtu.
Por më interesantja nga të gjitha janë kontrastet pa kontradikta: fermerët e djegur nga Dielli, duke punuar në fusha me shata dhe lopata ose duke drejtuar karrocat me mushka me kashtë duke zbritur rrugët duke bërë muhabet në telefonë. Në një vend ku kinematë dhe qendrat tregtare janë të rralla, telefonat dhe makinat (dhe lavazhet dhe pikat e karburantit) janë të kudogjendura”, shkruan Rubin.
Artikulli thekson edhe njëherë bukuritë e vendit tonë, por këmbëngul se arsyeja më e mirë për të vizituar Shqipërinë është e tashmja. Ajo tregon se si u nxit që të vizitonte Shqipërinë, pikërisht prej këtyre kontradiktave: se si një vend europian me shumicë myslimane ishte i vetmi që në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se sa në fillim të saj.
Për të vijuar leximin e artikullit me përshtypjet dhe mbresat e Huffington Post për Shqipërinë, ndiq linkun këtu.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.