Humb jetën nga Covid ish kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino
Bashkim Fino ka humbur jetën në moshën 59 vjeçare si pasojëe infektimit me Covid. Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin ndërsa ka njoftuar ndërprerjen e aktiviteteve elektorale në nderim të tij.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur” shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Nga viti 1992 deri në vitin 1996 ai ka qenë kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës.
Ai ka qenë Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997, në qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Më vonë, Fino ka mbajtur edhe poste ministrore si ministër i Pushtetit Lokal, zëvëndëskryeministër e Ministër i Punëve Publike e Turizmit. Po ashtu, ai ka qenë deputet i Partisë Socialiste.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.