Humbje turpëruese për laburistët/ Corbyn do të japë dorëheqjen pas një periudhe të reflektimit!
Lideri i opozitës në Britani, Jeremy Corbyn, tha se do të japë dorëheqjen ndërkohë që paria e tij pësoi humbjen më të madhe elektorale në 84 vite.
Megjithatë, ai nuk caktoi një ditë se kur do të largohet dhe shtoi se do të qëndrojë në detyrë gjatë një periudhe të reflektimit.
Unë nuk do të drejtojë më partinë në zggjedhjet e ardhshme. Do diskutojë me partinë për të siguruar se ka një proces të reflektimit për këtë rezultat si dhe mbi politikat që partia do të ndërmarrë tani e tutje.
Konservatorët e Boris Johnson arritën një fitore triumfuese në zgjedhjet e 12 Dhjetorit, ç’ka i jep mundësinë atij që të kalojë Breixt më 31 Janar. Rezultati përbën një disfatë për partinë 100-vjeçare laburiste, që është krijuar nga një lëvizje e sindikatave.
Corbyn mori detyrën në krye të partisë Laburiste në Shtator 2015. Ai ka bërë fushatë prej kohësh për paqe në Irlandën e Veriut, dhe kundër shkurtimeve në shërbimet publike.
Në referendumin e Qershorit 2016, Corbyn bëri fushatë për qëndrimin në Bashkimin Europian, por mesazhi i tij u intepretua si pasiv.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.