Humbjet ekonomike nga HEC-et/Sedimentet e Vjosës rrezikojnë prodhimin e energjisë dhe turizmin
Universiteti i Tiranës dhe ai i Burimeve Natyrore të Vjenës kanë nisur studimin e sedimenteve në lumin Vjosë, duke bërë të mundur nxjerrjen e të dhënave shkencore të plota mbi ndikimet që sjell ndërtimi i digave mbi këtë lumë.
Ndërkaq, sipas vlerësimeve paraprake rezulton se ndërtimi i tyre do të pasohet me humbje ekonomike, pasi hidrocentralet do të mbushen me sedimente e për pasojë nuk do të prodhojnë energji, por edhe humbje të potencialit turistik.
Studime të tilla të thelluara nuk janë kryer më herët qoftë nga autoritetet shtetërore, ashtu edhe nga propozuesit e hidrocentraleve.
Ndërkohë që, studimet fillestare të kryera më herët treguan se sedimentet e bllokuara pas digës së planifikuar do të sjellin ulje të nivelit të ujërave nëntokësore, tjetërsimin e lagunave, humbjen e gjallesave dhe ndryshimin e vijës bregdetare nga erozioni.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.