Hungari: Blloku i parlamentit europian i vendosur për të shqyrtuar nxjerrjen e Viktor Orbanit
Tashmë, Viktor Orban mund të përballet me akuza të njëpasnjëshme në lidhje me dëbimin e tij nga Partia Popullore Europiane (EPP) sipas qendrës së djathtë muajin e ardhshëm. Kryeministri hungarez dhe partia e tij Fidesz do të jenë në agjendën e kuvendit politik të PPE më 20 mars, një ngjarje që synon të miratojë manifestin e grupit përpara zgjedhjeve të parlamentit europian në muajin maj.
Dy nga burimet e EPP –së bënë të qartë për The Guardian se Orban dhe partia e tij Fidesz do të dilnin për diskutim edhe pse nuk ishte nisur asnjë procedurë zyrtare disiplinore. Kryeministri hungarez po përballet me një reagim në rritje të aleatëve të qendrës së djathtë, pasi qeveria e tij filloi një fushatë agresive të postareve kundër BE-së, duke marrë shkas nga udhëheqësi i komisionit europian, Jean-Claude Juncker, i cili gjithashtu bën pjesë në PPE.
Por kritikët e Orbanit përballen me një betejë të vështirë për ta dëbuar atë nga grupi. PPE është forca më e fuqishme politike në Europë, me numrin më të madh të vendeve në parlamentin europian dhe nëntë nga liderët e BE në radhët e saj.
Në ditët e fundit, udhëheqësit politikë gjermanë kanë marrë gjithashtu një qëndrim më kritik, pas fillimit të fushatës së postareve kundër BE-së, e cila u hodh poshtë nga Brukseli si “një teori konspiracionesh qesharake”. Duke folur për gazetarët muajin e kaluar, zëdhënësi kryesor i qeverisë hungareze, Zoltán Kovács, hodhi poshtë sugjerimet se Fidesz do të detyrohej të largohej nga PPE.
Burimi: The Guardian
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.