Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke hapin kufijtë reciprokisht por me disa kushte!
Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke do të hapin kufijtë e tyre për qytetarët e secilit nga mesnata e së martës, me disa kushte, tha në një deklaratë Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.
Udhëtimi ndërkufitar pa pasur nevojë të kalojnë në karantinë të detyrueshme mes pandemisë koronavirus do të lejohet për hungarezët, sllovakët dhe çekët, qëndrimi i të cilëve në vendin tjetër nuk do t’i kalojë 48 orët.
Për më tepër, hungarezët mund të udhëtojnë në Republikën Çeke duke kaluar Sllovakinë, por nuk mund të kalojnë Sllovakinë në rrugën e kthimit; ata do të duhet të anashkalojnë nëpër Austri, tha Szijjarto. E njëjta vlen edhe për çekët që kthehen në shtëpi nga Hungaria. Hungaria ka hapur gjithashtu kufirin e saj jugor për serbët që nga e hëna në mëngjes.
Hungaria shpëtoi valën e parë të pandemisë me gjithsej 3,771 raste dhe 499 vdekje që nga e marta, shifra mjaft të ulta për shkak të një bllokimi të hershëm dhe të rreptë, të cilin qeveria e ka lehtësuar që nga fillimi i majit. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.