Hungaria strehon qindra refugjatë nga Venezuela!
Hungaria ka pranuar qindra refugjatë me prejardhje hungareze nga Venezuela, si pasojë e një programi nga qeveria për të mbështetur popullin në këtë gjendje krize.
Ai tha se Hungaria e filloi këtë programi gati një vit më parë me ndihmën e Shërbimit të Bamirësisë Hungareze, i cili ka rregulluar transferimin e azilkërkuesve nga Venezuela në Hungari. Një zyrtar qeveritar tha se nuk kishte kontradikta midis kryqëzatës politike vjetore të Kryeministrit Viktor Orban kundër emigracionit masiv në Evropë dhe programit venezuelian për shkak të prejardhjes hungareze të refugjatëve.
“Ne po flasim për hungarezët dhe ne nuk i konsiderojmë emigrantët hungarezë”, tha shefi i shtabit të kryeministrit , Gergely Gulyas në një konferencë shtypi.
“Ata, si çdo hungarez tjetër, kanë të drejtë të kthehen në shtëpi”, tha Gulyas, duke shtuar se refugjatët e parë që ishin në program mbërritën në Hungari vitin e kaluar.
Indeksi thotë se Hungaria ka ofruar bileta ajrore, strehim, kurse kulturore dhe gjuhësore për refugjatët, si dhe dokumente që u mundësojnë atyre të gjejnë punë. Gergely Gulyas tha se refugjatët ishin vendosur fillimisht në hotele në fshat, por disa prej tyre tashmë kanë arritur të gjejnë punë në Hungari. Indexi tregon se rreth 5,000 hungarezë emigruan në Venezuelë, kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.