Hyjnë në fuqi rregullat e reja për sigurinë e medikamenteve

Rregulla të reja hyjnë në fuqi mbi medikamentet me recetë, të cilat shiten në BE. Nga data 9 shkurt prodhuesit duhet të vendosin bar kod dy-dimensional dhe agjentë anti-falsifikim për barnat me recetë.
Farmacitë – duke përfshirë shitësit online – dhe spitalet do të duhet të kontrollojnë origjinalitetin e barnave para se t’u japin atyre pacientëve. Kjo është faza përfundimtare në zbatimin e Direktivës së Barnave të Falsifikuara të miratuar në vitin 2011 për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e barnave të shitura në BE.
“Pothuajse shtatë vjet pas miratimit të Direktivës së Barnave të Falsifikuara, ajo do të zbatohet plotësisht në sajë të futjes së testeve përfundimtare dhe recetave për barnat me recetë. Me fjalë të tjera, çdo farmaci dhe spital në BE do të kërkohet që të ketë një sistem në të cilin zbulimi i barnave të falsifikuara do të jetë më i lehtë dhe më efektiv. Ndërkohë që pas fillimit të sistemit, do të duhet të bëhet më shumë për të siguruar funksionimin e duhur në të gjithë BE-në, jam i bindur se ne po krijojmë rrjetin e sigurisë midis qytetarëve dhe rreziqeve të medikamenteve të paautorizuara, joefikase apo të rrezikshme”, tha Komisioneri për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Vitanis Andrewukiitis.
Për zbatimin e rregullores së re evropiane, farmacitë do të duhet të investojnë në softuer të ri.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.