Hyn në fuqi “ligji i luftës” për karburantet në Shqipëri! Javës tjetër, sekuestro pikave që abuzojnë me çmimin

Në Shqipëri nis sekuestrimi i pikave të karburanteve! Abuzuan çmimin e naftës dhe benzinës
Dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë janë penalizuar pasi është konstatuar se abuzonin me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.
“Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare” shkruan kryeministri ndërsa njofton fushatën që do të nisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.