Hyn në fuqi vendimi – Ja sa do të punësohen në administratën publike. Shkon në 2 389 numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme
Publikohet numri i personave që do të kenë mundësinë për të punuar në njësitë e qeverisjes qendrore.
Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave përcakton se në Ministrinë e Transporteve, numri i ri i të punësuarve do të jetë 7, në Ministrinë e Financave numri i të punësuarve do të jetë 3, konkretisht në Aparatin e këtij dikasteri numri i të punësuarve do të jetë 2, ndërsa 1 në Degën e Thesarit Vlorë.
Në Ministrinë e Drejtësisë, konkretisht në Institutin e Mjekësisë ligjore do të ketë 2, ndërsa në Ministrinë e Brendshme dhe konkretisht në Prefekturën e Kukësit, numri i të punësuarve do të jetë 2. Në total numri i personave që do të punësohen në njësitë e qeverisjes qendrore do të jetë 14.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, numri total i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet 2 389 punonjës.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.