Hyn në rekordet “Guinness” si njeriu më i vjetër në botë – 112 vjeçari ia atribuon jetëgjatësinë ëmbëlsirave
Kur bëhet fjalë për jetëgjatësi ekstreme janë gratë që mbajnë rekordin pasi burrat që arrijnë statusin super-centenar janë të rrallë.
Por ditën e martë u konfirmua se Masazo Nonaka është njeriu më i vjetër në botë sipas Guinness World Records.
Nonaka i cili jeton në Ashoro, Japoni ka lindur më vitin 1905, atij i pëlqen të konsumojë ëmbëlsira dhe nuk është kujdesur kurrë për sheqernat gjatë jetës së tij.
Edhe gjatë ceremonisë ku mori certifikatën si njeriu më i vjetër në botë ai u paraqit me një tortë.
“Ai ka nevojë për një karrocë për të lëvizur por ai është në gjendje të mirë, lexon gazetat çdo ditë”, shprehet mbesa e tij
“Ai ka nevojë për një karrocë për të lëvizur por ai është në gjendje të mirë, lexon gazetat çdo ditë”, shprehet mbesa e tij Yuko Nonaka.
Nonaka jeton me familjen e tij dhe mënyra se si ai e shmang stresin është duke qenë mjaft i qartë në lidhje me nevojat e tij.
Nëse ai nuk e dëshiron diçka sigurohet që të gjithë ta dinë këtë, tha vajza e tij për “Guinness World Records”.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.