Hyperloop i parë do të inaugurohet më 10 dhjetor, premton Elon Musk

Ka filluar numërimi mbrapsht për inaugurimin e trenit super të shpejt Hyperloop. Elon Musk ka premtuar se nisja e parë do të kryhet më 10 dhjetor, i cili do të lejojë kalimin e Los Anxhelos në vetëm 6 minuta nga 45 që është aktualisht. Në një status në twitter Musk shkruan se “tuneli i parë pothuajse i përfunduar”, dhe menjëherë pas kësaj shkruan “Hapet më 10 dhjetor”.
Shefi i Tesla ka dhënë edhe pak detaje të tjera, duke iu përgjigjur ndjekësve. Ai siguron se shpejtësia do të shkojë 250 kilometra në orë.
“Hapja e eventit në mbrëmjen e 10 dhjetorit, dhe udhëtim falas për publikun të nesërmen”.
Por ende nuk dihet nëse nga data 11 dhjetor Hyperloop do të jetë plotësisht funksional apo nëse do ti duhet edhe disa muaj para se të hyjë vërtet në shërbim dhe të konkurrojë me shërbimet e tjera të transportit në qytet. Asnjë shenjë nuk është dhënë as mbi çmimin e biletës.
Opens Dec 10
— Elon Musk (@elonmusk) October 22, 2018
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.