Hyperloop ‘zbarkon’ në Itali: “Gjashtë itinerare për super trenin”
Edhe pse përngjan me një objekt të dalë nga një film fantashkence, së shpejti ai do të mund të bëhet realitet edhe në Itali, bëhet fjalë për Hyperloop, treni super i shpejtë që ju lejon të udhëtoni me 1’200 km në orë, duke përfituar nga ngritja magnetike. E ardhmja e transportit italian është pra në hekurudhë. Në të vërtetë, në këtë rast shinat nuk janë të nevojshme aspak: Hyperloop është në të vërtetë një tren special, i cili përdor një teknologji të veçantë të quajtur “vaktrain” (fjalë për fjalë “tren vakum”).
AI do të përbëhet nga një vagon i vetëm me një pamje futuriste, e cila do të lëvizë brenda një tuneli në të cilin do të krijohet një hendek ajri. Treni, tani i lirë nga çdo formë e fërkimit, do të lëvizë nga prej ngritjes magnetike jashtëzakonisht shpejt dhe shumë ekonomik.
Për shembull: nëse projekti kalon, do të jetë e mundur të udhëtosh në rrugën Romë-Milano në vetëm 25 minuta, çka është një revolucion i vërtetë.
“Hyperloop Italia” u prezantua zyrtarisht në Romë, një start-up i angazhuar në shpërndarjen dhe realizimin e teknologjive Hyperloop dhe infrastrukturave të gjeneratës së re në territorin italian.
Për Italinë, skuadra e re italiane tashmë po punojnë në 6 projekte, të ndjekura nga shumë studime mbi realizimin, që do të kryhen në territorin italian në tre rajone në Veri dhe tre në Jug të Italisë. Hyperloop Italia do të ketë një seli institucionale në Romë dhe një seli operative në Milano. (ilsole24ore)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.