I Pazakonti – Ku ndodhet ZIPLINE më i gjatë në Ballkan?

Emisioni “I Pazakonti” nga gazetarja Jenida Vladi solli mbrëmjen e kësaj të shtune historinë e ZIPLINE-it të parë dhe të vetëm në Shqipëri. Ky projekt i ndodhur në Petrelë, është ideuar përpara 5 viteve nga Nadir Abdiu, një inxhinier telekomunikacioni, e më tej është zbatuar si një produkt “Made in Albania”.
Kjo pasi zbatimi i projektit është kryer nga një grup inxhinierësh shqiptarë. “I Pazakonti” zbuloi të gjithë rrugëtimin e ekipit për realizimin e ZIPLINE Albania, si edhe eksperiencën që mund të përftosh nga ky sport adrenaline.
Emisioni “I Pazakonti” transmetohet çdo të shtunë, ora 20:00 në SCAN. Link-un e episodit të plotë e gjeni duke klikuar më poshtë:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.