I PAZAKONTI – Kur skena e një artisti është një qytet i tërë! Historia e një njeriu që “refuzoi“ fatin e fëmijërisë

Emisioni “I pazakonti” nga gazetarja Jenida Vladi trajtoi këtë të shtunë mbrëma, historinë e një këngëtari rruge. Gazment Suku është lindur dhe rritur në Berat, në një qendër sociale.
Pas një jete të vështirë dhe të mbushur me peripeci, Gazmenti ndoqi shkollën profesionale për hidraulik; një profesion të cilin zgjodhi “ta refuzonte”, për shkak se qëndronte larg ëndrrës së tij për t’u bërë këngëtar.
Si pjesë e trupës performuese, kisha i dhuron Gazmentit kitarën e parë, çka do të kthehej në asetin e tij më të madh pas zërit. Më tej, paratë e fituara nga performanca në rrugë, Gazmenti zgjodhi t’i investonte në një mikrofon dhe vegla të tjera muzikore, e jo për të “kompensuar” të mirat materiale që përgjatë fëmijërisë, nuk i pati kurrë.
Historia e këtij këngëtari rruge u soll në vëmendje nga stafi i të pazakontit jo si historia e një talenti të pazakontë, por si historia e pazakontë e një njeriu që talentin e tij e përdori për të rishkruar “fatin” e fëmijërisë. “I Pazakonti” mund ta ndiqni çdo të shtunë, ora 20:00, në ekranin e SCAN. Emisionin e plotë e gjeni në linkun më poshtë:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.