“I Pazakonti” zbulon gjuhën e rrallë që flitet në Shqipëri – Mësuesi dhe gjimnazisti flasin në esperanto
“I pazakonti” nga gazetarja Jenida Vladi zbuloi në episodin e kësaj të shtune dy personazhe shqiptarë që flasin një gjuhë të rrallë. Bëhet fjalë për esperanton, një gjuhë artificiale e krijuar nga okulisti polak Ludwik Lejzer Zamenhof në vitin 1887.
Esperanto nuk përmban fjalë të reja, si dhe ka një bazë nga gjuhët europiane. Bardhyl Selimi është mësues matematike, tanimë në pension, i cili foli për lëvizjen esperantiste në Shqipëri dhe për format që ai ka zgjedhur për të mbajtur në jetë këtë gjuhë, përmes kurseve dhe jo vetëm.
Ndër të tjera, “I pazakonti” zbuloi dhe gjimnazistin e vetëm në Shqipëri, Juri Andoni, që flet dhe përkthen literaturë nga Esperanto në shqip. Emisionin e plotë e gjeni në linkun më poshtë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.