IAEA: Mision ndihme në Çernobil Dakordësi me Rusinë dhe Ukrainën për të garantuar sigurinë e centralit në rast dëmtimi

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi, deklaroi se do të drejtojë një mision ndihme dhe mbështetjeje në termocentralin bërthamor të Çernobilit të Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar në garantimin e sigurisë së objektit.
Grossi në një diskutim me gazetarët pas udhëtimit të tij në Rusi dhe Ukrainë, thekson se Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka rënë në dakordësi me secilën palë në mënyrë të veçantë për punën që do të bëjë agjencia.
Ai shton së është rënë dakord që të kemi një mekanizëm më të shpejtë të ndihmës, që nënkupton së në rast të një emergjence të mundshme do të krijohet një mekanizëm, mund të dërgohet një ekip për të vlerësuar dhe për të ndihmuar pothuajse menjëherë.
Ndërprerja e energjisë ose dëmtimi fizik në konflikt nuk ka ndodhur kurrë më parë në ish objektin bërthamor.
Agjencia deklaroi në mesin e javës se është informuar nga Ukraina se forcat ruse që kishin nën kontroll uzinën e Çernobilit janë larguar nga objekti dhe kontrollin e uzinës ja kanë kaluar personelit ukrainas.
Grossi tha se ky është një hap në rrugën e duhur dhe se do të jenë të objekti sa më shpejt, ndërkohë nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportet se forcat ruse ishin kontaminuar me rrezatim në uzinën e Çernobilit.
Autoritetet ukrainase deklaruan se forcat ruse kishin marr nën kontroll objektin që nga data 24 shkurt. Centrali i Çernobilit, rreth 110 km në veri të Kievit, pësoi një nga aksidentet më të rënda bërthamore në historinë e njerëzimit më 26 prill 1986.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.