Ibrahimaj: Inkurajojmë dialogun dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e problematikave të biznesit

Në mbledhjen e 12-të e Grupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimin e Tregtisë Grupi Ndërinstitucional për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimin e Tregtisë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se komiteti tashmë ka hartuar dhe miratuar një Plan Veprimi trevjeçar, bazuar në nevojat dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, gjatë mbledhjeve të mëparshme.
Ministrja bëri një përmbledhje të zhvillimeve kryesore në politikën tregtare të vendit dhe u shpreh se, arritjet e Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe politikës së jashtme tregtare u vlerësuan pozitivisht edhe nga Progres Raporti i Komisionit Europian, publikuar pak ditë më parë.
Ministrja Ibrahimaj informoi se pritet që gjatë muajit nëntor të zhvillohet Samiti i Open Ballkan, ku një fokus të veçantë do të marrë zbatimi i këtyre marrëveshjeve ndërsa një çështje e rëndësishme e ngritur si shqetësim nga biznesi lidhet me eksportet dhe parashikohet që vitin e ardhshëm të hartohet strategjia e eksporteve.
Sipas Ibrahimaj referuar të dhënave, pavarësisht ndikimit të tërmetit dhe pandemisë, eksportet shqiptare drejt tregjeve rajonale dhe globale njohën rritje, ku vetëm gjatë 9 mujorit të këtij viti kapën vlerën e 2.18 miliardë euro, duke u rritur me 36 % ne krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si dhe me 18 % krahasuar me 9 mujorin e vitit 2019 ndërsa rreth 54% e eksporteve të Shqipërisë në nivel CEFTE janë drejt Kosovës.
Ministrja Ibrahimaj bëri me dije se gjatë takimit të zhvilluar pak javë më parë më homologen e saj në Kosovë u ngritën problematikat e parashtruara nga biznesi, si procesi i vlerësimit doganor, modulet e riskut, koha e zhdoganimit, njohja e certifikatave sanitare dhe fitosanitare, etj.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.