Ibrahimovic i pavendosur nëse do të rinovojë me Manchester United

Zlatan Ibrahimovic tha se do të shikojë se çfarë do të ndodhë përpara se të zgjasë qëndrimin e tij tek Manchester United. Gjithsesi sulmuesi suedez zbuloi se fëmijët e tij i ishin lutur t’i bashkohej klubit të Old Trafford vitin e kaluar.
Ibrahimovic, 35 vjeç, la në korrik PSG për të nënshkruar një kontratë njëvjeçare me United, me një opsion rinovimi për një vit të dytë.
Trajneri Jose Mourinho beson se suedezi do të qëndrojë, por shtoi: “Unë nuk i lutem kurrë një lojtari për të nënshkruar kontratën”.
Ndërkohë vetë Ibra i pyetur për rinovimin tha: “Sezoni do edhe dy muaj që të mbarojë. Do të shohim se si ndihem për situatën. Dikush shpiku një histori se nuk do ta rinovoj nëse nuk kualifikohemi për Champions League. Nuk ka të bëjë fare me këtë gjë”.
Pasi Ibrahimovic shënoi golin e fitores të dielën në finalen e kupës së ligës, Mourinho tha se fansat mund të shkojnë në derën e shtëpisë së tij dhe të qëndrojnë atje gjithë natën, për ta bindur sulmuesin të qëndrojë.
Ibrahimovic ka thënë se marrëdhënia e tij e veçantë me portugezin, të cilin e ka patur trajner edhe tek Interi, ishte thelbësore në vendimin e tij për t’u bashkuar me United, por nuk ishte faktori i vetëm.
“Edhe fëmijët e mi donin të më shihnin të luaja në Old Trafford”, tha Ibra për periudhën që i parapriu largmit të tij nga kampionët francezë.
“Pastaj Jose mori në telefon, edhe biseda ishte pak a shumë : ‘Më thuaj se çfarë numri fanelle duhet të mbaj’. Fëmijët e mi janë të kënaqur me çfarë po bëj, por kësaj radhe shefi jam unë dhe jo ata”, u shpreh Ibrahimovic.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.