Ide të gjelbra – Credins mbështet ide biznesi miqësore me mjedisin

Konkursi “Ide të gjelbra” shpalli të premten fituesit e edicionit të këtij viti.
Ky konkurs organizohet nga organizata “Partnerët Shqipëri”, me qëllim mbështetjen e projekteve të biznesit që mbrojnë mjedisin dhe promovojnë vlerat kulturore dhe tradicionale.
“Këtë vit, si çdo vit tjetër në mbështetëm tre ide, të cilat në fakt janë goxha diverse nga natyra e të bërit biznes, njëra sjell në vëmendje maskat, bërjen e tyre nëpërmjet materialeve të riciklueshme, kryesisht gazetave. E dyta ka të bëjë me krijimin e brendit të Aromatherapy duke përdorur produkte dhe vajra bimorë në fushën e kozmetikës ashtu edhe të hoteleri-turizëm. E treta ka të bëjë më shumë me pjesën e kulturës, kulinarisë në zonën e Gjirokastrës”, deklaroi Juliana Hoxha, drejtore “Partnerët-Shqipëri”.
Credins Bank ishte një nga mbështetësit e këtij konkursi, në konfirmim të rolit si partner i biznesit, por edhe të misionit të përgjegjësisë sociale.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.