Identifikimi i Covid-19 tek fëmijët, Studimi: Testet e feçeve më efektive se ato të frymëmarrjes
Testet e feçeve mund të jenë më efektive se testet e frymëmarrjes në identifikimin e Covid-19 tek fëmijët , pasi ata kanë një dozë më të lartë virale në jashtëqitjet e tyre krahasuar me të rriturit, sipas hulumtuesve të universitetit kinez në Hong Kong. Testet e feçeve e mbajnë virusin edhe pasi është pastruar nga aparati i frymëmarrjes së pacientit dhe mund të identifikojë më mirë rastet asimptomatike, veçanërisht tek fëmijët dhe foshnjet.
Ky përfundim u arrit pasi hulumtuesit tek Universiteti ndërmorrën teste ndaj mbi 2,000 fëmijëve asimptomatik dhe të tjerëve që i’u duheshin testet kur mbërritën në aeroportin e Hong Kongut nga data 29 Mars. Deri më 31 Gusht, nga provat e mbledhura, 6 fëmijë u konfirmuan me Covid-19. Shkencëtarët bënë të ditur se doza virale në feçet e foshnjeve dhe fëmijëve ishte shumë më e lartë se tek të rriturit dhe mund të jetë ekuivalente me ato të aparatit të frymëmarrjes tek adultët.
Aktiviteti i infeksionit dhe replikimit viral zgjat gjithashtu më shumë në zorrët e fëmijëve dhe foshnjeve. Kjo nënkupton se testi i feçes është një alternativë më e mirë për monitorimin e Covid-19 tek fëmijët dhe tek ata që e kanë të vështirë për t’ia marrë nga aparati i frymëmarrjes. Disa pacientë vazhdonin të shfaqnin infeksion aktiv viral deri në 6 ditë pas pastrimit të virusit tek provat respiratore.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.