Identifikimi i fytyrës nga iPhone X, jo aq i sigurt – Cilët persona duhet të kenë kujdes?
Nëse jeni nën 13 vjeç apo keni një binjak, përdorimi i sistemit të zhbllokimit të iPhone X me anë të fytyrës nuk është një ide shumë e mirë.
Gjigandi i teknologjisë amerikane lëshoi të mërkurën udhëzimet e sigurisë rreth Face ID dhe funksionet që lejojnë përdoruesit të zhbllokojnë pajisjen vetëm duke e parë atë.
Apple tha se probabiliteti i një personi të rastit që zhbllokon një iPhone X me Face ID është 1 në 1,000,000 kundrejt 1 në 50,000 për sensorin e mëparshëm të gjurmës së gishtërinjve.
Por pavarësisht kësaj mund të ketë një problem me binjakët ose personat nën 13 vjeç.
“Probabiliteti statistikor është i ndryshëm për binjakët apo vëllezërit dhe motrat që kanë një ngjashmëri të madhe me ju ashtu sikurse edhe me fëmijët e moshës nën 13 vjeç pasi tiparet e tyre vazhdojnë të zhvillohen ende. Kështu që nëse jeni të shqetësuar për këtë, ne ju rekomandojmë përdorimin e një kodkalimi për të vërtetuar, tha Apple në udhëzimet.
Face ID përdor kamerën Selfie TrueDepth për të analizuar mbi 30.000 “pika të padukshme” në fytyrë për të krijuar një imazh 3D.
Rrjeti artificial i zbulimit të Apple bën analizën deh përputhet me atë në fytyrë për të zhbllokuar telefonin.
Apple thotë se sistemi punon edhe kur dikush ka kapele apo syze dielli. Një nga aspektet interesant të Face ID është mënyra se si përshtatet me ju ashtu sikurse edhe me ndryshimet që mund të keni bërë.
Apple përshkruan se si Face ID “shton përfaqësimin e saj të ruajtur matematikor me kalimin e kohës”. Kjo do të thotë që imazhi i ruajtur që Apple ka në fytyrën tuaj ndryshon kur zhvillohet fytyra juaj.
“ID-ja e fytyrës automatikisht përshtatet me ndryshimet në pamjen tuaj dhe kujdeset me kujdes për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave tuaja biometrike”, shkruan Apple.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.