Identifikohen 116 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë: 150 të shëruar, 5 humbje jete në 24 orë
Vijon të jetë i lartë numri i qytetarëve të prekur nga virusi SARS COV2. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 835 testime janë identifikuar 116 raste të reja.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.”
5 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orë ndërsa 150 të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.
“Fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare
Gjithashtu 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.”
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 po tratohen në të dy spitalet, 20 në terapi intensive dhe 8 të intubuar.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.