Identifikohen 12 raste të reja Covid-19 në Shqipëri – Ministria njofton se listës së të shëruarve i shtohen dhe 23 pacientë të tjerë

Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 170 testime ku 12 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 868 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Numri i rasteve të reja janë konfirmuar në bashkitë e Tiranës, Krujës, Kamzës dhe Fierit, përkatësisht: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 pacientë ndërsa në dy spitalet Covid janë të shtruar 29 pacient ku 4 prej tyre janë në terapi intensive.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.