IEA ofron vlerësim për çmimet e naftës – Rrit çmimin mesatar për vitin 2022 në 79.4 USD/fuçi

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka rritur këtë javë vlerësimin për çmimin mesatar të naftës Brent në vitin 2022, në 79.4 dollarë për fuçi, por parashikoi se vrulli mund të ngadalësohet. Nafta Brent pritet të arrijë një mesatare prej 79.4 dollarë për fuçi këtë vit, sipas agjencisë, në një qëndrim të rrallë të publikuar mbi çmimet e naftës. Mesatarja vjetore e naftës kaloi 80 dollarë për herë të fundit në vitin 2014.
Agjencia me seli në Paris, theksoi se pjesa më e madhe e rritjes në ofertë pritet të vijë nga Shtetet e Bashkuara. Një uragan goditi prodhimin kryesor në SHBA dhe qendrën e eksporteve në Gjirin e Meksikës në fund të muajit Gusht, por prodhimi i SHBA përbënte mbi 50% të rritjes në prodhimin botëror të naftës në Tetor. Megjithatë, agjencia theksoi se prodhimi në SHBA, pavarësisht rritjes, nuk do të rikthehet në nivelet e para pandemisë deru në fund të vitt të ardhshëm. Përfshirja e projeksioneve për çmimin në raportin mujor është e rrallë, por joe e pazakontë, sipas Agjencisë Ndërkobmëtare të energjisë.
Në raportin e muajit të kaluar, vlerësimi për mesataren e naftës Brent ishte 76.8 dollarë në vitin 2022 dhe 70.4 dollarë për fuçi këtë vit. “Ne publikojmë vlerësimet tona mbi çmimet kur mendojnë se kjo mund të jetë e nevojshme për të kuptuar projeksionet tona. Ndërkohë që çmimet aktuale po rriten, ato po nisin të japin një ndikim të madh tek kërkesa”- deklaroi agjencia. Perspektiva për rritjen e kërkesës mbeti gjerësisht e qëndrueshme, në 5.5 milikonë fuçi në ditë në vitin 2021 dhe 3.4 milionë fuçi në ditë në vitin e ardhshëm.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.