iFix çmonton iPhone 8 – Zbulohen detajet e telefonit
Për të marrë një vështrim më të mirë në atë çka kanë telefonat Apple brenda, iFix çmontoi iPhone 8 dhe jep detaje për atë çka gjejmë në brendësi të telefonit.
Kur Apple lancoi iPhone 8, konfirmoi se modelet më të reja vijnë me bateri më të vogla se paraardhësit e tyre dhe këtë e konfirmon edhe iFixit.
Për të qenë më specifik, iPhone 8 përmban një bateri a3.82 V, 1821mAh, krahasuar me baterinë 1960mAh që kishte iPhone 7.
Përveç çip-it të ri A11 Bionic, iFixit gjithashtu konfirmon disa detaje të tjera hardëare, duke përfshirë 2GB RAM LPDDR4, një modem Qualcomm MDM9656 Snapdragon X16 LTE dhe disa skedarë të tjerë si NXP 80V18 Secure NFC Module, Skyworks 77366-17 Quad-Band GSM Poëer.
Gjithashtu vendosja e kamerës së pasme si deh madhësia e telefonit bëjnë të mundur që fotot e bëra nga iPhone 8 të kenë atë cilësi aq të mirë.
Për sa i përket pjesës së pasme të telefonit me mbrapa qelqi, iFixit duhej të punonte pak më shumë për të hequr shtresën e xhamit, dhe kujdesi duhet të jetë tepër i madh pasi kapaku në vetvete mbart teknologjinë e ngarkimit të telefonit me wireless.
Për detaje të tjera dhe çmontimin e plotë të telefonit e gjeni në faqen e iFix.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.