IGJEUM: Rreziku nga përmbytjet ulet në mbrëmje, nesër nuk priten reshje

Rreziku nga përmbytjet e lumenjve do të ulet gjatë mbrëmjes së kësaj të diele, sipas llogaritjeve të fundit të hidrologjike të Institutit të Gjeoshkencave. IGJEUM parashikohen që prurjet e lumit Vjosa, do të jenë kritike përgjatë ditës së sotme dhe do të kthehet brenda shtratit natyral vetëm në ditën e nesërme (e hënë, dt.05).
Në qarqet Fier dhe Vlore është vendosur ngjyra e kuqe, si niveli i lartë i rrezikut për efekt të përmbytjeve dhe jo të reshjeve.
“Sot pasdite (e diel, dt.04) priten reshje, por lokale dhe të dobëta, ndërsa nesër (e hënë, dt.05) nuk priten reshje. Reshjet do të jenë në formën e dëborës 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel”.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 13
në vendet e ulëta: 2 / 13
në vendet malore: -6 / 7 °C.
ERA: sot (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.
Situata deri në mesditë (4 shkurt)
-Gjatë orëve të shkuara, në të gjithë vendin ka pasur reshje të dendura të shiut, ku me intensiteti më i lartë u regjistrua Kukës, Vlorë e Gjirokastër. Brenda një kohe shumë të shkurtër niveli i prurjeve të Lumit Vjosë në Memaliaj arriti vlerën e 8 metrave nga 1-1,5 që ishte përpara fillimit të reshjeve.
–Gjatë natës, nga pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të janë kryer ndërhyrje për evakuimin e njerëzve dhe të gjësë së gjallë në qarqet e Fierit, Vlorës Gjirokastrës. Reshjet kanë krijuar probleme edhe në qarqe të tjera të vendit si Kruja, Tirana, Elbasani, Dibra, Lezha dhe Kukësi. Në Zall Bastar të Tiranës janë shpëtuar pasagjerët e një furgoni dhe një veture që kishte mbetur në mes të lumit. Në lagjen kodra e Shtufit në Gjirokastër u krye evakuimin i banorëve të një pallati të rrezikuar nga rrëshqitjet e dheut.
-Akset kombëtare janë të kalueshme. Vështirësi janë paraqitur në aksin Tepelenë-Gjirokastër tek liqenit i Viroit dhe tek fusha e Lazaratit. Rrëshqitje dherash, rënie gurësh janë ose dëmtime të pjesshme të rrugës shfaqur në aksin Tiranë-Dajt, aksin Mamurras-Ura e Drojës, Krujë-Qafë Shtamë, në Rrapës të Pukës, në segmentin Klos –Bulqizë dhe në disa pika të tjera. Vështirësi serioze janë krijuar në Vanë të Delvinës dhe në aksin Kuç-Vlorë.
-Strukturat e OSHEE kanë vazhduar punën për mbajtjen në gatishmëri të rrjetit të furnizimit me energji me gjithë vështirësitë e mëdha që paraqet riparimi i defekteve në kushte të rënda atmosferike. Një punonjës i OSHEE në Tropojë ka humbur jetën gjatë punës për riparimin e një dëmtimi të rrjetit. Një numër konsumatorësh kanë mbetur pa energji për shkak të defekteve dhe për shkak të shkëputjeve të detyruara të furnizimit për arsye sigurie.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.