Ilaçi i zemrës lufton obezitetin tek minjtë – Sa efektive mund të jetë tek njerëzit?

Një ilaç tashmë në përdorim për problemet e zemrës digoksina, mund të luftojë mbipeshën duke sabotuar ‘drejtimin’ e saj të orkestruar nga një molekulë pro-inflamatore, e njohur si interleukin-17A. Në testet e para mbi minjtë, trajtimi e ktheu peshën e trupit në normalitet dhe përmirësoi shenjat e sindromës metabolike (të tilla si diabeti dhe hipertensioni) brenda disa javësh, me përfitime të qëndrueshme.
Studimi, i botuar në Nature Metabolism nga Qendra Kombëtare Spanjolle për Kërkimin e Kancerit (CNIO), konfirmon se mbipesha është një sëmundje inflamatore dhe se IL-17A mund të bëhet objektivi i preferuar për t’u synuar edhe tek njerëzit.
Kjo molekulë pro-inflamatore, në fakt, “vepron drejtpërdrejt në qelizat e indit dhjamor, duke ndryshuar profilin e tyre gjenetik dhe reagimin e tyre ndaj ushqyesve të tepërt”. Frenimi i tij tek minjtë obezë lejoi që metabolizmi i tyre bazik të riaktivizohet, duke djegur më shumë yndyrë dhe duke ulur peshën me 40%. Rezultatet erdhën brenda disa javësh, pa efekte anësore, dhe zgjatën për të paktën tetë muaj.
“Pacientët obezë mund të marrin digoxin për një kohë të shkurtër derisa humbja e peshës të stabilizohet, dhe pastaj të hanë një dietë të ekuilibruar”, thotë Ana Teijeiro, autorja e parë e studimit.
Sidoqoftë, rruga është akoma e gjatë, do të nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar nëse rezultatet e marra në minj mund të përsëriten edhe tek njerëzit, duke marrë parasysh që doza tre herë më të larta se ato që përdoren normalisht në pacientët kardiologjikë janë përdorur në eksperimentet e kafshëve. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.