Ilir Meta zgjidhet Presidenti i Ri i Shqipërisë, me 87 vota

Me 87 vota pro, dy kundër, Ilir Meta zgjidhet President i Shqipërisë.
Kandidatura për President e Ilir Metës u propozua nga 23 deputetë, e cila u paraqit me firmat e tyre në Kuvend.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, pasi bëri një përmbledhje të biografisë së Ilir Metës, deklaroi se kandidatura plotëson të gjitha kriteret për të qenë President.
Ilir Meta është Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë pas rënies së komunizmit. Opozita nuk mori pjesë në votim.
Betimi i Presidentit do të bëhet në seancën plenare të datës 24 korrik.
Eralda Zito/SCAN
Fjalimi i parë pas zgjedhjes si President, Meta: Të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit (Fjala e plotë)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.