Ilir Pilku ”Nuk mund të kemi TVSH të njëjtë për secilin fermer”
Në ‘’Argument’’ të enjten në mbrëmje, për të diskutuar rreth protestës së fermereve, pjesë e panelit të së ftuarve ishte dhe eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku. Eksperti bujqësisë theksoi se është shumë e nevojshme të analizojmë transaksionet e secilit prej fermereve.
‘’Ajo që është më e rëndësishme është se blegtorët përfitojnë nga heqja e TVSH për inputet bujqësore. Ministria e Financave së bashku me Ministrinë e Bujqësisë duhet të kishin një bashkëpunim mes tyre, pasi nuk mund të kemi një TVSH të njëjtë për secilin fermer. Sipas këndvështrimit tim duhet të ketë TVSH të ndryshme për secilin segment të fermerëve.’’- Pilku.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.