Ilir Zela propozohet nga qeveria si anëtar i Këshillit Drejtues të AKEP! Vendimi, pas kërkesës për lirimin e Xhixhos
Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit emërimin e zotit Ilir Zela si anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ky vendim vjen në një kohë kur në Kuvend është depozituar edhe kërkesa për lirimin nga detyra të anëtarit, njëkohësisht kryetar i AKEP-it, Pirro Xhixho nga kjo detyrë.
Ilir Zela më herët ka mbajtur detyrën e kreut të Inspektorati Qendror pranë Këshillit të Ministrave. Po ashtu, ai ka mbajtur poste të rëndësishme politike dhe postin e ministrit të Shtetit dhe Ministrit të Transporteve në vitet 2000.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.