‘Illyrian Guard’ kërkon të zgjerojë skuadrën e saj – Ja cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë të interesuarit
Kompania shtetërore Illyrian Guard që ofron shërbime si ruajtja dhe siguria e objekteve, transporti i vlerave monetare, shoqërimin e personaliteteve (VIP) dhe menaxhim dhe sigurimin e eventeve për persona publikë dhe privat ka publikuar njoftimin për vende të lira pune.
Sipas informacionit të publikuar kompania kërkon momentalisht të zgjerojë skuadrën e saj dhe çdo i interesuar duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të jetë i certifikuar për punonjës shërbimi të kategorisë 1.3.A;
- Të ketë kryer kursin e specializuar për “Operator”;
- Të mos jetë dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë nën hetim ose gjykim për konsumimin e ndonjë vepre penale të dyshuar;
- Të mos jetë person i proceduar nga organet ligjzbatuese të Policisë së Shtetit;
- Të mos jetë përdorues i lëndëve narkotike ose pijeve alkoolike;
- Të mos jetë i përjashtuar për shkelje të rëndë të detyrës nga shoqëri të tjera SHPSF në të cilat mund të ketë punuar më parë.
Sipas njoftimit të gjithë personat e interesuar të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme duhet të aplikojnë përmes faqes zyrtare, brenda datës 10 Qershor 2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.