Impakti i Covid-19 në ekonominë tonë, BSH: Ende i papërcaktuar. MF: Rritja në 5.5% vitin e ardhshëm
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science) organizoI konferencën virtuale me temë: “COVID-19: Impakti në ekonomike dhe politikat e bankës qendrore”.
Fokusi i kësaj konference ishte diskutimi i ndikimit të COVID-19 në ekonominë reale si në vendet me ekonomi të zhvilluar ashtu edhe në vendet me ekonomi në zhvillim; përshtatja e politikave të bankave qendrore në përgjigje të sfidave që lindën si rrjedhim i gjendjes së krijuar nga pandemia me fokus të veçantë rajonin e Europës Juglindore dhe në veçanti të Shqipërisë.
Në fjalën e saj, zv. Guvernatorja e parë, Luljeta Minxhozi deklaroi se përmasat e pandemisë në ekonominë tonë ëshët e papërcaktuar ende.
“Jeta me virusin Sars-Cov2 vazhdon të jetë një sfidë shëndetësore dhe shoqërore e pahasur më parë. Fatmirësisht, institucionet e shëndetit, sot, e njohin shumë më mirë virusin si dhe dinë se cilat janë politikat për të mira për ta kontrolluar atë. Fatkeqësisht, ende jemi larg një zgjidhjeje epidemiologjike përfundimtare dhe praktike. Përkundrejt kësaj panorame, rënia ekonomike e shkaktuar prej pandemisë është ende e papërcaktuar.
Mbyllja e menjëhershme në tremujorin e dytë, shtroi rrugën drejt një recesioni global të sinkronizuar; aktiviteti ekonomik në pjesën më të madhe qoftë të vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara u tkurr me shpejtësi, ndërsa papunësia u rrit menjëherë. Megjithatë, lehtësimi i masave të mbylljes në tremujorin e tretë, dhe zbatimi politikave monetare dhe fiskale në nivel kombëtar, kanë filluar ta tërheqin ekonominë globale nga pragu i kolapsit.
Pandemia testoi qëndrueshmërinë e ekonomisë së Shqipërisë dhe të sistemit tonë bankar. Ajo shkaktoi tension të pamasë social dhe financiar tek individët dhe bizneset, dhe i detyroi autoritetet të vepronin shpejt për të administruar krizën shëndetësore dhe të ndërmerrnin nisma të mëdha të politikës për të kufizuar ndikimin e saj” tha Luljeta Minxhozi, Zv.Guvernatore e parë e BSH.
Ndërkaq, në fjalën e saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli për një normë rritje të ekonomisë sonë pranë 5.5% vitin e ardhshëm.
Roel Korkuti/ SCAN
Denaj: Masat lehtësuese të qeverisë, zbutën ndikimin negative të Covid 19 në ekonomi
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.