Impianti diellor termik në Kili – I pari në Amerikën Latine. Gjeneron energji edhe gjatë natës
Firma e kapitalit privat në SHBA, “EIG Global Energy Partners” inaguroi impiantin e parë diellor termik në Amerikën Latine, një projekt në shkretëtirën Atacama në Kili, që sipas vendit do të nxisë të ardhmen me pak karbon.
Projekti prej 1.4 miliardë dollarë i lajmëruar në vitin 2013, do të përdorë teknologji që mundëson ruajtjen e ngrohtësisë së diellit për të gjeneruar energji elektrike, përfshirë gjatë natës, ndryshe nga impiantet tradicionale fotovoltaikë që prodhojnë energji vetëm kur ka diell ose fryn erë. Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, e quajti projektin “një kontribut gjigant ndaj zhvillimit të vendit dhe cilësisë së jetës për banorët”.
Kili ka premtuar të përdorë avantazhin në energji të rinovueshme, për të larguar përdorimin e qymyrit deri në vitin 2040 dhe të bëhet neutrale ndaj karbonit në 2050-n. Projekti synon të ndihmojë me heqjen e fabrikave të qymyrit, duke funrizuar rrjetet e kilit me energji, në periudha kur impiantet e erës dhe diellit nuk munden. Projekti do prodhojë një total prej 210 MË energji të pastër, mjaftueshëm për të furnizuar mbi 380,000 shtëpi në Kili, sipas të dhënave qeveritare dhe të kompanisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.