Importet dhe eksportet gjermane tejkalojnë pritshmëritë!
Eksportet dhe importet gjermane u rritën më shumë se sa pritej në shkurt, tha të hënën Zyra Federale e Statistikave, pasi efektet e luftës në Ukrainë ende nuk janë reflektuar në shifrat e tregtisë së jashtme.
Eksportet e rregulluara sezonalisht u rritën me 6.4% në muaj, krahasuar me një rritje prej 1.5% të parashikuar nga ekonomistët.
Importet u rritën me 4.5% në muaj, krahasuar me një mesatare të parashikuar për një rritje prej 1.4%.
Suficiti tregtar u rrit në 11.5 miliardë euro (12.70 miliardë dollarë) nga 8.8 miliardë euro i rishikuar në rënie muajin e kaluar. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.