Importi i lëndës drusore, rriten lehtë kostot për bizneset e përpunimit të drurit
Në vendin tonë 60-70 për qind e bizneseve që merren me përpunimin e drurit janë biznese të vogla. Sa i përket sigurimit të lëndës së parë këto biznese janë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga moratoriumi i pyjeve.
Edhe pse ende nuk ka shifra të sakta se sa janë rritur kostot e këtyre bizneseve, Klajdi Bektashi drejtori ekzekutiv i Shoqatës së përpunimit të drurit në vendin tonë, shpjegon se moratoriumi ka pasur ndikimin e vet në importin e drurit.
Por pavarësisht këtij fakti, zhvillimi i bizneseve që merren me përpunimin e drurit në vendin tonë është në rritje. Në këtë sektor janë rreth 1470 kompani që ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ndërsa numri i të punësuarve është në 7000 persona.
Nëse ju referohemi të dhënave zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë për periudhën 2014-2016 eksporti mesatar i produkteve të drurit llogaritet në 12 milionë euro në vit. Ndërkohë që ka një rritje të ndjeshme eksporti i produkteve përfundimtare të drurit me vendet e rajonit dhe të BE-së.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.