Inaugurohet impianti i mbetjeve – Rama: Investimi ka impakt ekonomik dhe social për vendin
Inaugurohet impianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan. Kreu i qeverisë, Rama e ka vlerësuar këtë impiant si një nga investimet më me vlerë që do të ketë ndikim jo vetëm në zhvillimin ekonomik të vendit por edhe në mbrojtjen e mjedisit.
Sipas Ramës një impiant i tillë do të ndërtohen edhe në Fier, ku ka nevojë që të bëhet menaxhimi i integruar i mbetjeve brenda standardeve europiane.
I pranishëm në inaugurimin e impiantit të mbetjeve ishte edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili e vlerësoi impiantin në Elbasan si një model për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka sjellë edhe një herë në vëmendje investimet në vlerën e 61 milionë dollarëve që janë bërë në projekte për trajtimin e mbetjeve.
Elbasani ka qenë një nga qytetet më problematike sa i përket mbetjeve, pasi sasi të konsiderueshme të tyre digjeshin duke shkaktuar ndotje të madhe në mjedis e si rrjedhojë edhe shtimin e rasteve të pacientëve të prekur me sëmundje të rënda.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.