Inaugurohet “Poli i Drejtësisë” – Leyla Moses-Ones: Vettingu po funksionon. Calavera: Sa më shpejt Kushtetuesja
Është inauguruar të hënën “Poli i Drejtësisë”, kompleksi ku do të vendosen organet e reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkollën e Magjistraturës.
Në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit në ish-Fushën e Aviacionit morën pjesë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe përfaqësues të ambasadave të akreditura në Tiranë. Në fjalën inauguruese, Ministrja e Drejtësisë tha se qeveria e bëri detyrën e saj dhe se i takon drejtësisë së re t’i rikthejnë qytetarëve besimin e humbur me rezultate konkrete në luftën kundër krimit e korrupsionit.
Inaugurimi u përshëndet nga Përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e cila u ndal te procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve po funksionon. Ajo tha se se mungesa e Gjykatave tregon se Vetting-u ka funksionuar dhe nga drejtësia janë larguar njerëzit e korruptuar.
Në fjalën e saj, Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera u kërkoi të gjithë aktorëve të marrin përgjegjësitë dhe të kontribuojnë në plotësimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë. Poli i Drejtësisë u inagurua në 3 vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që gjatë ceremonisë u betuan edhe 16 magjistratë të rinj.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.