Zhvillimi i eko-turizmit – Rindërtohet qendra e Pëllumbasit, Gjermeni: Model i qëndrueshëm
Me një investim të Ambasadës Suedeze dhe USAID, ka përfunduar rindërtimi i qendrës së fshatit Pëllumbas pranë Tiranës dhe rrugës hyrëse, duke e shndërruar kompleksin turistik të këtij fshati, në një zonë edhe më tërheqëse për turistët vendas e të huaj.
Sipas ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni puna e bërë në këtë zonë është treguesi i modelit të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, që ka zgjedhur të aplikojë Shqipëria.
I pranishëm në ceremoninë e përfundimit të kësaj ndërhyrjeje ishte edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili tha se investimet e Bashkisë së Tiranës në 2 vitet e ardhshme do të fokusohen te përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale.
Të pranishëm në aktivitet ishin edhe ambasadorët e Suedisë, Vendeve të Ulëta dhe USAID, ndërkohë që përveç qendrës dhe rrugës hyrëse, në fshatin Pëllumbas u inaugurua dhe hapja e zyrës së menaxhimit të turizmit si dhe u prezantuan disa nga gatimet tradicionale të zonës.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.