Inaugurohet shkolla speciale, Rama: Më shumë punë për rritje të mirëqenies
Vendi ka nevojë për më shumë punë, me qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, duke bërë një krahasim me çfarë është bërë deri më tani nga qeveria e mëparshme, por dhe nga vetë administrata e tij.
Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj inauguruan rikonstruksionin e shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”, ku u theksua se reformat dhe investimet do të vijojnë edhe më tej.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky vit do të ketë në fokus ndërtimin e shkollave në të gjithë qytetin, duke mos bërë diferencë në cilësi mes periferisë dhe qendrës.
Shkolla speciale “Luigj Gurakuqi” ka marrë një formë tërësisht ndryshe, duke ofruar mësim me kushte më komode mësimdhënie për nxënësit me aftësi ndryshe.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.