Incentiva për vaksinim në SHBA – De Blasio: 100 dollarë për ata që marrin dozat nxitëse deri në fundvit

Kryebashkiaku i New Yorkut, Bill de Blasio, lajmëroi një incentivë prej 100 dollarë për banroët që marrin një dozë nxitëse të vaksinës së Covid-19 deri në fund të vitit. Kjo lëvizje është vetëm një pjesë e përpjekjes, ku përfshihen testime më të shpeshta në shtëpi dhe një gatishmëri për karantina të radhës, që po planifikohen nga ekspertët.
Varainti Omicron, që u zbulua për herë të parë në muajin e kaluar, përbën tashmë 73% të rasteve në Shtetet e Bashkuara, dhe sipas OBSH, po shkakotn një dyfishim të infeksioneve në 1.5-3 ditë. Nuk dihet ende nëse Omicron shkakton sëmundje më serioze se varianti Delta. Rritja e shpejtë e infeksioneve po ndërpren përsëri jetesën në vend, duke anulluar evente si shfaqjet në Broadëay dhe eventet sportive.
Në Neë York, Ëashington, dhe vende të tjera në Shtetet e Bashkuara, ka patur rradhë të gjata për testime të Covid-19, ndërkohë që njerëzit po përpiqen të zbulojnë nëse janë të infektuar, përpara festave për Krishtlindje. Në një kohë të rritjes së infeksioneve , autoritetet lokale po marrin gjithashtu hapa për të inkuarjuar vaksinimet, përfshirë dozat nxitëse dhe rritur testimet.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.