Incidentet gjatë ndeshjes Itali – Shqipëri, FIFA gjobit Shqipërinë me 100 mijë franga zvicerane

100 mijë franga zvicerane gjobë për Federatën e Futbollit për trazirat dhe incidentet antisportive të ndeshjes Itali-Shqipëri në “Renzo Barbera”, ku grupimi i tifozerisë “Illyrian Elite” ka shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes me rrezik pezullimin e saj.
Komisioni Disiplinor në FIFA ka bërë me dije vendimin, duke e kaluar këtë rast me 100 mijë franga gjobë për Shqipërinë e cila ishte e kishte një rast të përsëritur këtë gjë. Por, vetëm sanksion disiplinor me gjobë për FSHF-në e cila mban kështu në kurriz një tjetër akt antisportiv, prej të cilit u distancua menjëherë të nesërmen e ndeshjes në Palermo me Italinë.
Tifozeria është bërë kështu sërish objekt I pashmangshëm disipline, duke kaluar në rast përsëritës. Në një moment të tillë, apeli për ndërgjegjësim të pjesës së tifozerisë mbetet akut, i vazhdueshëm dhe më prezent për të gjitha tifo-grupet.
“FSHF nuk do të pajtohet asnjëherë me veprime antisportive siç edhe ndodhi mbrëmjen e 24 marsit në Palermo. Tifozeria mbetet një suport i madh për kombëtaren, por FSHF do të distancohet gjithmonë nga veprime të cilat rrezikojnë dhe cenojnë imazhin e Shqipërisë, dhe të skuadrës kombëtare”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.