Indeksi global i konkurrencës: Britania bie në vendin e tetë
Britania ka rënë dy vende, duke u ngjitur kështu në vendin e tetë sipas indeksit të influencës globale të konkurrencës, si pasojë e dëmtimeve që shfaq Brexit në gjendjen e saj ndërkombëtare. Forumi Ekonomik Botëror (WEF), nga ku drejton mbledhjen vjetore të biznesit të Davos dhe liderëve politikë, tha se Mbretëria e Bashkuar kishte arritur Hong Kongun dhe Japoninë në renditjen e saj vjetore të 140 vendeve më konkurruese të botës.
Paraqitja e raportit, e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara për herë të parë gjatë një dekade u pa se Evropa ishte më pak konkurruese se Azia Lindore dhe rajonet e paqësorit. Gjithashtu, paralajmëroi se shumica e ekonomive globale ishin të përgatitura keq për përparimet e shpejta në teknologji. WEF vlerësoi ekonomitë më të mëdha të botës në pothuajse 100 tregues të ndryshëm, që nga cilësia e infrastrukturës e deri në jetëgjatësinë dhe në tregun e punës.
Organizata me bazë në Gjenevë, gjithashtu shtoi disa masa të reja në studimin e saj të vitit 2018, se si diversiteti i fuqisë punëtore, liria e shtypit dhe si hierarkitë në kompanitë më të mëdha janë pjesë e një ekonomie të veçantë.
Ndërsa Britania mbetet ekonomia e katërt më konkurruese në Europë pas Gjermanisë, Zvicrës dhe Holandës, WEF sugjeroi që ajo të mund të kalonte më tej, sepse Brexit qëndronte duke dëmtuar atraktivitetin e saj ndaj blerësve dhe shitësve ndërkombëtarë të mallrave dhe shërbimeve.
“Brexit do të dobësojë komponentët e tregjeve të Mbretërisë së Bashkuar siç mund të jetë edhe integrimi me BE-në,” tha raporti. WEF tha se Britania kishte rënë në renditjen e vitit 2018 për shkak të përkeqësimit të mobilitetit të brendshëm të punës, i cili mat masën në të cilën njerëzit lëvizin midis rajoneve të ndryshme të një vendi për të gjetur punë. Më në fund, punëtorët britanikë kanë filluar të shohin një përmirësim të rritjes së pagave të tyre, duke pasur ritmin më të shpejtë gjatë një dekade, ndërsa papunësia ka rënë në nivelin më të ulët që nga mesi i viteve 1970.
Raporti i WEF argumentoi se Britania aktualisht duket më pak e përgatitur se disa nga rivalët e saj ekonomikë për të përfituar nga ndryshimet e shpejta teknologjike, duke pasur parasysh normat e dobëta të adoptimit të pajisjeve të IT –së, ofrimin relativisht të dobët të brezit të lëvizshëm dhe të fibrave dhe aftësitë digjitale relativisht të dobëta të popullatës.
Raporti vlerësoi vendin për të pasur “tregje shumë funksionale” për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve, të cilat renditen e katërta në botë, një nivel të shëndetshëm inovacioni biznesi dhe forcën e tregjeve financiare.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.