Indeksi i miliarderëve – Ortega kalon Bezos, bëhet përsëri personi i dytë më i pasur në botë

Amancio Ortega, i njohur për zinxhirin e veshjeve Zara, rifitoi pozicionin si personi i dytë më i pasur në Botë këtë javë, kur kompania që ai zotëron “Intidex”, u rrit me 1.27% duke shtuar 617 milionë dollarë në pasurinë e tij.
Kjo e çoi totalin për biznesmenin spanjoll në 76.7 miliardë dollarë, tregon indeksi i miliarderëve i Bloomberg. Themeluesi i gjigantit të tregtisë në rrjet Amazon, Jeff Bezos, humbi 978 milionë dollarë gjatë javës, gjë që e çoi pasurinë totale të tij në 76.4 miliardë dollarë.
Jeff Bezos e kaloi biznesmenin spanjoll dhe Warren Buffet më herët gjatë këtij muaji, duke u bërë për herë të parë personi i dytë më i pasur, pasi Amazon u rrit ndjeshëm në vlerë tregu.
Lëvizja e fundit e rendit Warren Buffet në vend të katërt, me 73.4 miliardë dollarë dhe themeluesin e “Microsoft”, në vend të parë me një pasuri totale prej 86 miliardë dollarësh.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.