Indeksi i Qëndrueshmërisë në Media, IREX: Shqipëria mbetet në vend, rënia e pallogaritshme
Shqipëria ka pësuar një rënie minimale në pozicionimin e saj në indeksin e qëndrueshmërisë në media. Përballë vitit të kaluar duket se vlerësimi është relativisht më i ulët edhe pse me shumë pak pikë përqindje.
Në vitin 2018 Shqipëria ka siguruar 2.42 pikë ndërkohë që gëzonte pikëzimin prej 2.44 në vitin e kaluar.
Sipas raportit të hartuar nga IREX dhe të shfaqur paraditen e sotme nga një event i Zërit të Amerikës në ambientet e fakultetit të gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Shqipëria ka bërë hapa përpara në treguesin e lirisë së shprehjes dhe të pluralizmit të mediumeve informative.
Por në të njëjtin raport thuhet se ka regjistruar hapa negativë në drejtim të profesionalizmit dhe është renditur shumë dobët në treguesin e modelit të biznesit mediatik, pra pikërisht në aftësinë për të qenë financiarisht e pavarur.
Në eventin mbajtur me qëllim shfaqjen e rezultateve të këtij raporti merrnin pjesë dhe drejtues të lartë të Zërit të Amerikës. Drejtori për Euroazinë, studiuesi Elez Biberaj, në fjalën e tij ka prekur përsëri plagën e madhe të medias në Shqipëri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.